Rrugëtimi për azil i kosovarëve

06/02/2015 00:00

Sa herë që ora i afrohet fishkëllimës së trenit për në Budapest,
stacioni i trenit në Szeged në zonën kufitare të Hugarisë më Serbinë
duket i qetë dhe si çdo kohë e zakonshme.

Pak minuta më vonë ata nisen në drejtim të trenit në mënyrë që të mos kenë shumë probleme me autoritetet. Treni është në minutat e fundit për t’u nisur. Aty janë duke hypur edhe kosovarët që tashmë janë regjistruar dhe kanë qëndruar prej ditësh në qendrat e azilit. Kanë marrë drejtim për të ikur në adresën e tyre të re deri në shqyrtim të rastit.
 
“Rruga është shumë e mundimshme. Ata sillen shumë keq me shqiptarët. Jemi shumë të fyer prej sjelljes së tyre, por këtë ‘begati’ e kemi prej politikanëve tanë të Kosovës”, thotë një emigrant.

Por, gjithçka duket më e lehtë kur u kujtohen arsyet e nisjes në këtë rrugë, për të cilën nuk e dinë se ku e ka fundin, por për ta padyshim fillimi tashmë është një punë e kryer.
 
Një pjesë e madhe e qytetarëve në stacione e rrugë mund të dëgjohen si në heshtje të flasin shqip dhë shpresojnë se diku në perëndim pikërisht fati i tyre do të hyjë në përqindjet e vogla që kanë nisur një jetë të re.

Top Channel