Fier, digjet magazina e sekuestruar

06/02/2015 00:00

Policia e Fierit bllokoi një ditë më parë një magazinë me 42 ton ushqime
të falsifikuara dhe e bllokoi gjithë ngarkesën për të hetuar, por këtë
të premte një zjarr duket se ka shkatërruar tërësisht provat.

Magazina e zbuluar nga Krimi Ekonomik u perfshi e gjitha nga flaket. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Grecallisë në qytetin e Fierit, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ajo është përfshirë nga zjarri.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në magazinën në fjalë, mallrave të skaduara u hiqej data e skadencës, ndërsa u ristampohej një datë tjetër, me qëllim për t’i shisnin më pas në treg mallrat e skaduara, si produkte brenda afateve te skadences.

Policia, e cila ka mberritur menjehere ne vendi ne ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Top Channel