Hill, misionari i tranzicionit shqiptar/ Në “Exclusive”, rrëfehet diplomati amerikan që ishte dëshmitar i rënies së “murit shqiptar” Në këtë situatë përmbytjesh, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se do të ketë një përmirësim të motit. Reshjet do të vazhdojnë, por sipas meteorologëve do të jenë më të pakta në ditët e ardhshme. Rudina Zaçe, kapitene e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak Kombëtar foli në emisionin “Shqip”.
“E keqa më e madhe ka kaluar. Situata meteorologjike për ditët në vazhdim është e tillë: Gjatë ditës së martë do të kemi një ndërprerje të reshjeve të shiut dhe një përmirësim të përkohshëm të konditave meteorologjike. Reshjet e shiut dhe të dëborës në zonat malore do të rikthen sërish ditën e mërkurë, ku do të kemi kalim të herë pas hershëm të shtrëngatave, por nuk bëhet fjalë për një mot ekstrem. Duke nisur nga pasditja e së mërkurës parashikohet të ketë sërish një përmirësim të motit. Ditën e enjte do të kemi ndërprerje të fenomeneve në të gjithë territorin, gjithashtu do të kemi një situatë me rritje temperaturash”, u shpreh Rudina Zaçe, zv/drejtoreshë e SH.M.U.
Ndërkohë, Zaçe shtoi se Shërbimi Meteorologjik Ushtarak Kombëtar kishte njoftuar të gjitha organet kompetente për situatën e rëndë meteorologjike që lamë pas.
“Shërbimi meteorologjik ka qenë i përgatitur dhe ka paralajmëruar këtë situatë të gjitha adresave ushtarake dhe shtabit të emergjencave civile. Ka qenë një situatë e rëndë. Frontet e njëpasnjëshme në 3 ditë janë shoqëruar me reshje shiu, më të lokalizuara në jug të vendit tonë. Sasia e reshjeve ka regjistruar sasinë më të lartë në këto 3 ditë, 240 mm shi, një vlerë që bie në gjithë muajin”, tha ajo.
Top Channel