Kosovë, AAK mbështet protestën e së mërkurës

03/02/2015 00:00

Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mbështet fuqishëm mbajtjen e protestës mbarëpopullore të thirrur të mërkurën në mesditë, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

AAK, përmes një njoftimi për shtyp, ka deklaruar se ngritja e zërit të qytetarëve përmes protestës është një e drejtë demokratike dhe i ka bërë thirrje qeverisë që të plotësojë kërkesat e tyre.

“Arroganca, injorimi dhe mungesa e veprimeve konkrete nga ana e qeverisë ndaj kërkesave të qytetarëve vetëm sa po shton pakënaqësinë e tyre dhe ofendimin ndaj tyre”, thuhet në komunikatë.

Ndaj, vijon AAK, ftojmë të gjithë qytetarët që të mërkurën të bashkohen në protestën masive, duke iu përmbajtur frymës paqësore dhe duke u distancuar nga çdo akt dhune.

Top Channel