Vetëvendosje: Nuk ndalemi së protestuari

30/01/2015 00:00

Lëvizja Vetevendosje bën thirrje për ndihmë materiale në lidhje me organizimin e protestave të ardhshme.

“Vazhdimi i rezistencës popullore në shesh mbetet e vetmja rrugë për ta ndalur këtë padrejtësi. Organizimi i secilës protestë ka kosto që lidhen me transportin me autobusë, derivatet, komunikimin, zërimin për fjalimet, postera, fletushka, pankarta, ekipe mjekësore, etj. Të gjithë ata që munden të kontribuojnë mund ta bëjnë këtë gjë duke dhuruar materiale të ndryshme të domosdoshme për organizimin e protestës, apo duke vendosur në dispozicion mjete transporti, thuhet ne nje komunikate te vetevendosjes.

Protestat nuk do të ndalen deri në realizmin e dy kërkesave kryesore të qytetarëve. Ndihma juaj e sjell më afër fitoren. I bëjmë thirrje të gjithëve të na bashkohen në protestën që do të mbahet ditën e mërkurë, data 4 shkurt, ora 12:00, te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, thuhet me tej ne deklarate.   

Top Channel