Prizren, promovohen vlerat turistike shqiptare

29/01/2015 00:00

Në kuadër të promovimit të vlerave turistike të Kosovës dhe Shqipërisë, të mërkurën pasdite në Prizren u mbajt konferenca rajonale për zhvillimin rajonal të turizmit.

Në këtë konferencë u arrit marrëveshja për krijimin i një rrjeti lokal e rajonal bashkpunimi në fushën e turizmi dhe evidentimin e problematikave, vështirësive dhe propozimeve konkrete për krijimin e një sistemi kombëtar për zhvillimin e turizmit të gjithpërfshirës. Konferenca u organizua nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësues të institucioneve lokale dhe rajonale, përfaqësues të shoqërisë civile, operatorëve turistikë nga Shkodra, Lezha, Velipoja, Shëngjini, Kukësi, Prizreni dhe komunat përreth.

Në fund pjesëmarrësit u dakorduan për hartimin e një plani të përbashkët veprimi me të gjithë faktorët publikë e privatë për promovimin e resurseve turistike të të dy vendeve.

Top Channel