Policia: Po zbatojmë planin për ofrimin e sigurisë

27/01/2015 00:00

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur qëndrimin e saj lidhur me protestën dhe zhvillimin e saj.

“Plani policor në aspektin e sigurisë është duke u zbatuar sipas parashikimit, për të ruajtur rendin dhe qetësinë, si dhe rritjen e perimetrit të sigurisë përgjatë objekteve të rëndësisë së veçantë. Policia e Kosovës vazhdon të njohë të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi dhe nuk ka asnjë qëllim të pengimit të mbajtjes së protestës së paparalajmëruar dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve ashtu siç është deklaruar nga ana e organizatorëve”, thuhet në komunikatë.

Policia kërkon nga protestuesit që të ruajnë qetësinë dhe të protestojnë paqësisht.

Top Channel