Veseli kritikon Jabllanoviçin

26/01/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është zyrtari më i lartë kosovar që i ka bërë thirrje ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç që të largohet nga qeveria e Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli i ka dërguar mesazh tërthorazi Jabllanoviçit duke thënë se nuk duhet të qëndrojë në institucione dikush që fyen qytetarët e tij.
 
“Unë konsideroj se nuk do të isha kryetar i Kuvendit as dy ditë nëqoftë se do të bëja fyerje për komunitetin serb. As dy ditë nuk do të qëndroja në këtë pozicion që jam”, tha Veseli.
 
Veseli i ka bërë këto komente pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku nuk u vendos ende për sencë të re parlamentare për shkak të mungesës së materialeve për shqyrtim.
 
Kryeparlamentari kosovar tha se janë në pritje të materialeve nga qeveria e Kosovës dhe Komisionet Parlamentare për ta përpiluar axhendën e re për seancën e radhës.
 

Top Channel