Kristali i Trepçës mbërrin në Vatikan, dhuratë për Papa Françeskun

22/01/2015 00:00

Një gur i kristaltë i nxjerrë nga miniera e Trepçës iu dhurua të mërkurën Papa Françeskut nga Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga.

“Atit të Shenjtë i dhurova një kristal të nxjerrë nga thellësia 900 metra e Trepçës, me dheun e Kosovës për ta bekuar atdheun tonë të shenjtë”, ka shkruar Jahjaga në “Facebook”.

Takimi mes Papa Franceskut dhe zonjës Jahjaga zgjati rreth 40 minuta në Vatikan. Ata biseduan mbi tema që prekin jo vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin, si lufta kundër varfërisë dhe përpjekjet për krijimin e një shoqërie sa më të shëndoshë.

Atifete Jahjaga është presidentja e parë kosovare që takon një Papë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, pavarësi që selia e Shenjtë nuk e ka njohur ende.

Top Channel