Trepçë, greva s’ndalet. Minatorëve u mbërrin letra e Mustafës, sot vendosin

21/01/2015 00:00

Menaxheri i Trepçës, Ahmet Tmava, udhëtoi gjatë paradites drejt Prishtinës për t’u takuar me kryeministrin Isa Mustafa në lidhje me çështjen dhe në orët e pasdites është kthyer sërish në minierë për të informuar minatorët mbi ecurinë e takimit.

Bashkë me të, në minierë është futur edhe shefi i kabinetit të kryeministrit, i shoqëruar nga 3 zyrtarë të tjerë qeveritarë, të cilët kanë sjellë një shkresë të shefit të qeverisë për minatorët.

Në shkresë i bëhet thirrje minatoreve që ta ndërpresin grevën, ndërsa Mustafa jep garanci se qeveria do merret me urgjencë me Trepçën dhe se do të fillojnë menjëherë hartimin e strategjisë rreth projektligjit për Trepçën.

Menaxheri i Kombinatit Trepça, Ahmet Tmava, tha për Top Channel se minatorët do të vendosin të enjten se çfarë do të bëjnë më tej, pasi janë duke e analizuar letrën e Mustafës.

Top Channel