KQZ në pritje të afatit ligjor për ankesat e rivalëve të garës politike, pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë Mijëra qytetarë kanë protestuar sërish të shtunën në Gjakovë kundër deklaratave të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç, i cili ditë më parë i quajti “egërsira” familjarët e të zhdukurve të këtij qyteti.
Protestuesve i janë bashkuar edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga parti të ndryshme politike. Teksa kanë marshuar në rrugët e Gjakovës për t’u ndalur në qendër të qytetit, protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime “Lista Serbska shporru”, “O me popullin, o me Jabllanoviçin”, “Jemi kundër fashizmit”, etj.
Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” tha se, kush do të besonte që pas 15 vjetësh në qeverinë e Kosovës do të dilte një ministër, i cili pa turp do të ofendonte nënat e Kosovës.
Ndërsa, Driton Çaushi, koordinator i lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, tha se janë mbledhur sepse është shkelur dinjiteti i qytetarëve të Kosovës, ndërsa kritikoi për heshtje kryeministrin Isa Mustafa, ish-kryeministrin Hashim Thaçi dhe presidenten Atifete Jahjaga.
Çaushi shtoi se, nëse kërkesa për shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviç nuk realizohet, atëherë do të protestohet edhe në Prishtinë. Protesta e organizuar nga Vetëvendosje dhe shoqata “Thirrjet e Nënave” zgjati një orë dhe qytetarët u shpërndanë të qetë.
Top Channel