Studentët kundër Jabllanoviç: Kosova është republikë!

15/01/2015 00:00

“Kosova nuk është Metohi, nuk është Serbi! Kosova është Republikë!”. Disa studentë të Universitetit të Prishtinës kanë vendosur parulla me këto mbishkrime në murin rrethues të selisë së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në Fushë Kosovë.

Ky aktivitet erdhi si kundërpërgjigje ndaj deklaratave fyese që bëri pak ditë më parë ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviç. Duke iu drejtuar qytetarëve të Gjakovës, ai i quajti ata “egërsira”, ndërsa më vonë tha se nuk ishte në dijeni për genocidin e kryer nga serbët në atë komunë.

Studentët që dolën në protestë kërkuan nga kryeministri Isa Mustafa shkarkimin e Jabllanoviç. Ata vendosën fotografi nga masakrat në murin rrethues të ministrisë, për t’i rikujtuar ministrit serb krimet që Serbia bëri gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Top Channel