Prishtinë, mjegulla paralizon aeroportin

14/01/2015 00:00

Si pasojë e mjegullës së dendur mbi Kosovë, të mërkurën Aeroporti Ndërkombëtar I Prishtinës “Adem Jashari” pothuajse nuk ka funskionuar.

Vetëm një avion ka arritur të ulet në pistën e tij. Disa avionë, në pamundësi për t’u ulur në Kosovë janë kthyer nga kanë ardhur, ndërsa të tjerë janë ulur në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit.

Lajmin e ka konfirmuar për Top Channel, Valentina Gara, zëdhënëse e aeroportit. Gara tha përmes telefonit se aeroporti përballet çdo vit me këtë problem.

Ajo shtoi se janë në pritje të një vendimi nga qeveria, i cili do të lejonte zgjatjen e pistës për 3 km në mënyrë që të rritet mundësia e zbritjes dhe fluturimit të avionëve edhe kur ka mjegull të dendur.

Lidhur me problemet në aeroport janë ankuar edhe qytetarë të Kosovës përmes rrjeteve sociale.

Top Channel