Nisma reagon ndaj vizitës së Vuçiç në Kosovë

14/01/2015 00:00

Nisma për Kosovën, partia e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasnit, me anë të
një njoftimi për media, ka reaguar ndaj vizitës së Kryeministrit serb ne
Kosove.

“A keni përgjegjësi për t’i njoftuar qytetarët e këtij vendi, në mënyrë që të jeni transparent, çfarë po ndodh me vizitën e Kryeministrit të Serbisë në Kosovë? A u ka pyetur kush për ketë vizitë dhe kush ia dha lejen për të ardhur në Kosovë, një Kryeministër i vendit që ka pretendime të hapura territoriale ndaj Kosovës, një Kryeministër i shtetit që ka ushtruar gjenocid në Kosovë dhe nuk ka kërkuar as falje për atë gjenocid, dhe i cili vazhdon ta quan Kosovën “djep të Serbisë”. As politika e Millosheviçit nuk thoshte më shumë. Një Kryeministër, vendi i të cilit në Kushtetutën e tij, Kosovën e ka pjesë të Serbisë? Një Kryeministër që nuk e njeh shtetin tuaj dhe as ju si udhëheqës të tij?!” shkruhet ne deklaraten per shtyp te Nismes.

Sipas kesaj partie, vizita e Vuçiç eshte organizuar nga Serbia pa e pyetur qeverine kosovare dhe ne mungese te qarte vullneti per te takuar me te zotet e vendit, çka e tregon qarte edhe mesazhi që sipas Nimsës ai po përçon me këtë vizitë.

Top Channel