Vuçiç në Kosovë, do të festojë vitin e ri ortodoks

12/01/2015 00:00

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të qëndrojë të mërkurën më në
territorin e Kosovës, ku do të vizitojë disa zona ku jetojnë serbët,
për të festuar me ta vitin e ri ortodoks.
 

Top Channel e ka parë axhendën zyrtare të kreut të Qeverisë serbe, hartuar me lejen e Qeverisë së Kosovës.

Sipas axhendës, kryeministri serb Vuçiç do të hyjë në Kosovë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë të mërkurën rreth orës 9:30 dhe së pari do të ndalojë në fshatin Pasjan të komunës së Parteshit.

Pas një ore, rreth orës 10 e 30 Vuçiç sipas axhendës duhet të mbërrijë në Komunën e Shtërpcës, ndërsa në ora 11:40 ai pritet të qëndrojë në një hotel në Brezovicë.

Kreu i Qeverisë serbe rreth orës 13:00 pritet të vizitojë komunën e Graçanicës dhe në 7:15 do të lerë Kosovën.

Top Channel