Humb jetën në aksident rrugor 42-vjeçari, shkak moti i keq

12/01/2015 00:00

Rrugët me dëborë i kanë  marrë jetën një 42-vjeçari që po udhetonte me automjetin e tij nga Novobërda në drejtim të Gjilanit.

Ndërsa si pasojë kushteve të motit në 24 orët e fundit kanë ndodhur rreth 44 aksidente të tjera në gjithë Kosovën 15 prej tyre me lëndime trupore.

Sipas policisë së Kosovës aksidenti me pasojë vdekjen ndodhi në rrugën Novobërd Gjilan teksa viktima për shkak të reshjeve të borës nuk ka mundur të përshtatet me kushtet e rrugës dhe ka rënë në humnerë ku ka gjetur edhe vdekjen. Janë lënduar edhe pasagjerët e tjerë që ishin në makinë bashkëshortja dhe fëmijët.

Nga ana tjetër sipas Policisë së Kosovës gjendja rrugore në rrugët magjistrale dhe ato urbane është e kalueshme. Por e njëjta situatë duket se nuk vlen edhe për kryeqytetin kosovar.

Përveç rrugëve kryesore të cilat janë pastruar por edhe falë ngritjes së temperaturave janë bërë më të kalueshme, në disa lagje të prishtinës makineritë e pastrimit nuk janë dukur fare. Këtu hyn edhe njëra nga lagjet e reja të Prishtinës ‘Mati 1’. Sa iu përket trotuarëve në Prishtinë, sërish mbeten të pastruara vetëm sheshet kryesore. Të tjerat kanë mbetur në mëshirë të temperaturave, një veprim ky në kundërshtim me rregullat e kontratës që kompanitë e pastrimit kanë me komunën e Prishtinës.

 

 

Top Channel