Rama: Padi edhe për Arben Ristanin

09/01/2015 00:00

Pas deklarimeve të PD-së reagoi zyra e shtypit në Kryeministri ku thuhet
se “Ndërkohë që zyra juridike e Kryeministrit po përfundon dokumentin e
padisë së dyfishtë, penale dhe civile, për Kryetarin e Grupit
Parlamentar të PD-së Edi Paloka, sapo nisi puna për të përgatitur edhe
një padi tjetër të dyfishte për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben
Ristani”.

Edhe Arben Ristani, – theksohet në njoftim, – do të paditet për të njëjtën shpifje monstruoze përmes të cilës, të dy shpifësit profesioniste tanimë edhe figura të larta zyrtare të PD, synojnë të lidhin në mënyre kriminale botën e krimit me qeverinë e personalisht me Kryeministrin.

‘Kjo përpjekje e orkestruar për të përdorur krimin kundër qeverisë dhe Kryeministrit, kërkon një hetim serioz penal e po ashtu edhe një gjykim të plotë civil.Ashtu si lideri i grupit të PD edhe lideri organizativ i saj, duhet të provojnë me patjetër para prokurorëve dhe gjykatës akuzat e tyre. Shqipëria nuk mundet kurrësesi të ketë një Kryeministër të lidhur në çfarëdo forme qoftë me krimin’, përfundon njoftimi.

Top Channel