Vijon gjendja e rënduar në rrugë prej reshjeve të borës

06/01/2015 00:00

Reshjet e borës në Kosovë kanë vazhduar edhe të martën. Kjo ka bërë që disa rrugë të vështirësohen për qarkullim.

Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha për Top Channel se rrugët me vështirësi qarkullimi mbeten rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, në të cilën kalimi për automjete të rënda është i pamundur, rruga në Shalë të Bajgorës në rajonin e Mitrovicës, rrugët në zonat e thella të rajonit të Gjilanit dhe rrugët malore në të gjitha rajonet e Kosovës.

Gjendja momentale e rrugëve rajonale, kryesore  dhe atyre urbane në të gjitha rajonet, në aspektin e përgjithshëm vlerësohen të kalueshme.

Policia e Kosovës u bën thirrje drejtuesve të automjeteve për kujdes të shtuar në qarkullim dhe të kenë me vete pajisjet e nevojshme dimërore.

Top Channel