Takimi i komunitetit çam, deputeti i PDIU: Kujdes me reformat

30/12/2014 00:00

Shoqata Çamëria dhe PDIU kanë organizuar një takim në qytetin e Fierit me përfaqësues nga i gjithe qarku.

Kreu i degës së shoqatës, Besnik Osmeni vuri theksin në kontributin e madh që ka luajtur shoqata ndër vite për të gjithë komunitetin çam.

Kryetari i degës së PDIU në Fier, Nistret Avdullai theksoi se krijimi i kësaj force politike ka bërë që ky komunitet i lënë në harresë, tashmë të jetë i barabartë me pjesën tjetër të shoqërisë.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe deputeti i PDIU-së Omer Mamo, i cili në fjalën e tij tha se reformat e ndërmarra nga qeveria janë radikale dhe duhen marrë masa për zbutjen e tyre.

Ndërsa për projektet e Bashkisë së Fierit deputeti Mamo tha se ato duhet të jenë të sakta dhe në shërbim të komunnitetit.

“Nëse në Bashkinë e Fierit paraqitet një projekt dinjitoz, në interes të qytetarëve të Fierit, ne do ta respektojmë por me kusht që qytetarët që kanë hedhur gjithë investimet dhe shpenzimet e tyre në këto 24 vjet në godina dhe shtëpitë e tyre të dëmshpërblehen në mënyrë dinjitoze dhe të vlerësohen sa më mirë”, tha deputeti Mamo.

Edhe këtë vit ka vijuar tradita e ndihmës ndaj familjeve më të varfëra me rastin e festave të fundvitit.

Top Channel