“Vetëvendosja e sheh si një figurë të parëndësishme”/ Osmani “sulmon” Kurtin: Ai do president që s’mban qëndrime
Në Kuvendin e Kosovës është shtyrë seanca për miratimin e buxhetit 2015, pasi ky projekt/ligj nuk ka kaluar në komisionet e përhershme.
Fillimisht ishte opozita, përkatësisht kryetarja e komisionit të legjislacionit, Albulena Haxhiu, e cila kritikoi pozitën për shkelje të rregullores së punës, por pas debatit kërkesa për shtyrje të seancës erdhi nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se propozimi i PDK-së u bë për shkak të Listës Serbe, e cila që në fillim të seancës braktisi sallën me arsyetimin se buxheti kërkon trajtim më serioz.
Një pretendim i tillë u mohua nga PDK dhe LDK. Aktualisht ligji i buxhetit po shqyrtohet në komisionet parlamentare përkatese.
Top Channel