Përmbytje të mëdha në Malajzi, 5 viktima
27/12/2014 00:00
Si pasojë e përmbytjeve të mëdha, 5 persona kanë humbur jetën në Malajzi dhe më shumë se 100 000 të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.
Vendet në bregun lindor përmbyten shpesh gjatë kësaj periudhe në Malajzi, por zyrtarët thonë se këtë vit shirat më të rrëmbyeshëm dhe erërat më të forta se zakonisht e kanë përkeqësuar situatën.
Kryeministri Najib Razak është kthyer më herët nga pushimet e tij në SHBA për të vizituar zonat më të prekura në Kelantan.
Sipas BBC, shumë qyteza janë nën ujë tashmë dhe skuadrat e shpëtimit e kanë të vështirë të sjellin ushqime për familjet që po flenë në qendra strehimi.
Top Channel