Kosovë, vrasje në veri të Mitrovicës

26/12/2014 00:00

Një banor me etni serbe është vrarë me armë zjarri paraditen e së premtes në veri të Mitrovicës, në Kosovë.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në rrugën Dërvarska, pranë çerdhes së fëmijëve në veri të qytetit.

Sipas burimeve, ai është qëlluar për vdekje nga një person që dyshohet të jetë edhe ai me etni serbe, por që për momentin është ende në kërkim.

Motivet e krimit janë ende të paqarta, por burimet shtojnë se viktima është një emër i njohur për policinë pasi ka rezultuar i përfshirë në disa aktivitete kriminale.

Top Channel