Policia e Kosovës bën bilancin 2014: Suksese, por ende shumë sfida

24/12/2014 00:00

Policia e Kosovës mbylli vitin me një konferencë ku zyrtarët më të lartë të saj përmendën arritjet por dhe sfidat që i presin për 2015-n.

“Falë profesionalizmit të lartë të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, menaxhuam edhe operacione me karakter ndërkombëtar, një numër i konsideruar i të cilave kanë rezultuar me sukses në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo më së miri dëshmon seriozitetitin, përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin dhe kontribuon në ngritjen e nivelit të sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm Shpend Maxhuni.

“Na presin shumë sfida. Mes prioriteteve tona kryesoret janë lufta pa kompromis kundër trafikut të qënieve njerëzore, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ajo kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe kundër çdo veprimi që nxit urrejtje ndëretnike apo ndërfetare”, deklaroi ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.

Hyseni, i sapoardhur në detyrë, shtoi se nuk do të lejojë që Kosova të shndërrohet në vend origjine, as strehimi e as tranziti për ekstremizma të çfarëdo lloji.

Top Channel