Fantazia e errët e artistes 23-vjeçare

22/12/2014 00:00

Është e pabesueshme se çfarë mund të bëhet me një kuti tualeti. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, jo vetëm që mund të ndryshosh pamjen e jashtme, por mund të bësh realitet fantazitë e tua më të errëta.

Ky është rasti i holandezes Joyce Spakman, e cila transformon veten në krijesa të frikshme e më pas bën “selfie” për të dokumentuar punën e saj.

23-vjeçarja ka nëntë vite që merret me një art të tillë dhe shpenzon orë të tëra për t’u shndërruar në një klloun të tmerrshëm apo në një përbindësh të etur për gjak.

“Kam nisur të eksperimentoj që në moshë të vogël. Në fillim vizatoja në krah, më pas në moshën 16-vjeçare bëra shkollë për këtë punë. Tani e kam pasion”, thotë Joyce.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel