Meta viziton Kosovën: Të rriten bashkëpunimet

20/12/2014 00:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte në Kosovë si i ftuar nga Ambasada jonë atje në mbrëmjen e organizuar për promovimin e kulturës dhe të produkteve shqiptare.

Ambasadori Qemal Minxhozi tha se produktet shqiptare duhen promovuar edhe më shumë në të dy anët e kufirit dhe në vendet e rajonit. Gjatë takimit me Kryetarin e ri te Kuvendit te  Kosovës, Kadri Veseli, Meta i përcolli urimet më të përzemërta për detyrën dhe u theksua rritja e metejshme e shkëmbimeve mes dy vendeve.

Një takim i veçantë ishte dhe ai me Akademikun Rexhep Qosja. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kryetari i Kuvendit u  takua me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me të cilin biseduan për zhvillimet politike në të dy vendet.

Këto zhvillime, por edhe ato rajonale ishin në qendër të takimit të Metës edhe me Ambasadoren e SHBA, Trecey Jacobson.

Top Channel