Thaçi takon Mogherinin dhe Koçijançiç

19/12/2014 00:00

Dy përfaqësuesit e qeverisë së re kosovarw u pritën nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe palët treguan se në takim u fol për reformat në vend, liberalizimin e vizave e dialogun me Serbinë.

Sipas Thaçit,“politika nuk duhet të përzihet me aferat korruptive të EULEX”, që është në varësi të shërbimit diplomatik europian(EEAS). Ndërkohë që mësohet se një hetim i pavarur ndaj misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë është ndërmarrë nga OLAF, zyra europiane kundër mashtrimit, që kwrkon të merren masa individuale ndaj diplomatëve europianw të përfshirë, pavarësisht dërgimit të ekspertit të pavarur nga Mogherini që duhet të raportojë për 4 muaj.

“Është çështje e sistemit të drejtësisë dhe politika nuk duhet të ndërhyjë në asnjë rrethanë. Bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Europian është i mirë, ka qënë i ngushtë. Ne do të punojmë për një përmbyllje të suksesshme të këtij misioni në republikën e Kosovës, meqënëse Kosova po konsolidohet e forcohet çdo ditë e do të marr në duart e veta autoritetin edhe përsa i takon rendit e ligjit”, deklaroi Hashim Thaçi, Ministër i Jashtëm i Kosovës.

“Pretendimet për korrupsionin në EULEX janë marrë shumê seriozisht nga Bashkimi Europian dhe, siç e dini, ka një hetim gjyqësor që vijon për të shqyrtuar të gjitha pretendimet. Po kështu, Përfaqësuesja e Lartë ka emëruar një ekspert të pavarur, I cili po bën kqyrjen gjithashtu dhe do të kthehet brenda 4 muajve me një raport që do të bëhet publik. Detyra e zotit Zhaki është që të rishikojë mbi mandatin që kishte EULEX, sidomos në lidhje me rastet e pretenduara për korrupsion, dhe është ajo çfarë ka nisur të bëjë. Jam e bindur se ai do të shqyrtojë të gjithë elementët në këtë kuadwr”, Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Përfaqësues së lartë të BE.

E pyetur mbi marrëveshjet e firmosura nga vendet e rajonit në samitin e Beogradit, Koçijançiç tha se Kina është një partner strategjik i Bashkimit Europian i cili mbështet në përgjithësi nisma që rrisin bashkëpunimin sipas marrëveshjeve në fuqi.

Top Channel