Seanca e sotme e Kuvendit miratoi gjithashtu ndryshimet në Kodin Rrugor, ku parashihet: Testim psikofizik i atyre që pajisen me leje drejtimi automjeti; sistemi i pikëzuar i patentës; ndenjësja e detyruar për fëmijët në automjete; penalitete për ata që ndërhyjnë në rrugët kombëtare.
Por, nuk u arrit të miratohet propozimi i disa deputetëve, që kolaudimi i makinave të bëhet edhe nga distributorët e automjeteve, që do t’i jepte fund – sipas propozuesve – rradhëve të gjata të kontrollit teknik të mjeteve.
Ndërhyrja te kontrata ekskluzive e kontrollit të automjeteve, për ministrin Haxhinasto duhet të bëhet pasi të monitorohet puna e koncensionarit.
“Çdo ndërhyrje apo amendim, heqje e kësaj të drejte ekskluzive, do të ishte një konflikt ligjor me këtë kontratë, që sigurisht ka vlerën e ligjit”, tha Haxhinasto.
Mesa duket nuk është rënë dakord as për mosregjistrimin e mjeteve me timon në krahun e djathtë, një tjetër propozim që u shty për vitin e ardhshëm.
Top Channel