Jahjaga, të enjten fjalimi vjetor para deputetëve

17/12/2014 00:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve të enjten në ora 10.

Ndërsa në orën 13 të së njëjtës ditë, deputetët e Kuvendit do të mblidhen edhe një herë për të proçeduar me formimin e komisioneve parlamentare, pas dështimit të seancës së të hënës.

Vendimi është marrë nga Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli.

Kryesia u pajtua që sipas vendimit të mbledhjes së kaluar të saj, në seancë të shkohet me dy propozime: fillimisht me 14 komisione; ndërsa në rast se ky propozim nuk merr votat e mjaftueshme, të proçedohet me propozimin e dytë, me 13.

Top Channel