Hoteli ku ‘fluturojnë’ peshqit

10/12/2014 00:00

Imagjinoni për një moment që në dritaren e shtëpisë tuaj të mos fluturonin zogj, por peshq, delfinë dhe peshkaqenë.

Kjo është ajo që ofron panorama e një zgjimi në një hotel luksoz në Ishullin Pemba në brigjet e Tanzanisë.

Hoteli ka një dhomë të ndërtuar nën ujë, ndërsa pjesën tjetër, minibarin, kuzhinë dhe hollin e ka mbi sipërfaqjen e oqeanit.

Rreth 7 metër nën ujë dhoma e hotelit jepet për 1500 dollarë nata dhe nuk këshillohet për personat që vuajnë nga frika e ambienteve të mbyllura (klaustrofobia).

FOTO GALERI
1/6

Top Channel