Basha takon krerët e CDU-së: Gati për marrëveshje për t’i dhënë fund shkeljes së Kushtetutës

10/12/2014 00:00

Në këto orë negociatash mes Tiranës dhe Brukselit për të gjetur një
zgjidhje për rikthimin e jetës normale parlamentare, nga Partia
Demokratike duket se ka nje angazhim intensiv, por është ende herët të
flitet për një marrëveshje.

Duke marre shkas nga takimi me kancelaren Merkel ne Kongresin e rizgjedhjes se saj ne krye te CDU-së, si dhe nga mbeshtetja e drejtuesve kryesore te Partise Popullore Europiane, Lulzim Basha, konfirmoi se me te gjithe keta diskutoi ne Keln propozimet e Partise Demokratike per nje marreveshje politike me Qeverine.

Kjo marreveshje, sipas zotit Basha, do t’i jepte fund shkeljes se Kushtetutes, mohimit te rolit mbikwqyres te opozites ne Parlament, si dhe do te zgjidhte çeshtjen e mprehte te mekanizmit qe promovon krimin nga administrata deri ne Kuvendin e Shqiperise.

Me drejtuesit e CDU-se dhe te partive te tjera te qendres se djathte europiane, zoti Basha shprehu shqetesimin e mungeses se reflektimit nga drejtuesit e koalicionit qeveritar, te cilet shprehen se kushtet e opozites jane plotesuar.

Sipas zotit Basha ky qendrim eshte tregues i mungeses se deritanishme te vullnetit politik nga ana e Kryeministrit Rama per te marre pergjegjesine qe i takon per situaten e krijuar ne vend. Por pavaresisht mosbesimit te hapur te shprehur per kryeministrin Rama tek drejtuesit e partive te qendres se djathte europiane, kryetari i opozites shqiptare ka vendosur shpresat per zgjidhjen e krizes politike tek Parlamenti Europian. Dhe siç duket se po rrjedhin ngjarjet, per te arritur ne nje konkluzion do te duhen edhe disa dite.

Top Channel