Miliarda vite më parë krateri me diametër 154 kilometra në sipërfaqjen e Marsit, aty ku ndodhet sot roboti “Curiosity” i NASA-s  mbulohej nga një liqen.

Në këtë përfundim kanë mbërritur shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë në Pasadena të Kalifornisë. Sipas tyre, 3.5 miliard vite më parë krateri ishte një liqen i madh.

Ky përfundim doli pas analizave të shkëmbinjëve sedimentarë të kryera nga “Curiosity” në terrenin e Marsit dhe të dërguar më pas në qendrën shkencore të NASA-s në Tokë.

Gjurmët e ekzistencës së ujit përforcohen gjithnjë e më shumë me afrimin drejt qendrës, ku sot ndodhet një mal, i quajtur Mali i Mprehtë nga NASA.

“Gjetja e këtyre të dhënave ishte një surprizë e madhe. Gjeologjia sedimentare është baza për të kuptuar dhe studiuar një terren”, thotë John Grotzinger, udhëheqësi i studimit.

Teoritë për ekzistencën e ujit në Mars miliarda vite më parë nuk janë të reja, por sipas Grotzinger, kjo është një provë e mirëfilltë që vërtetojnë këto teori.

Top Channel