Rama uron Mustafën: Të përshpejtojmë axhendën e përbashkët

08/12/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar Isa Mustafës një letër urimi, me rastin e zgjedhjes si Kryeministër i Kosovës.

“Emërimi në funksionin e lartë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës është padyshim një moment me rëndësi për ju dhe mbarë vëndin”, shkruan Rama në fillim të letrës.

“Cilado qofshin vështirësitë që do të mund të shfaqen kam bindje të fortë se në bashkëpunim me qeverinë e re të koalicionit të drejtuar prej jush realizimi i prioriteve të axhendës së përbashkët do të përshpejtohen”, thekson Rama.

Sipas tij në këtë proces historik ne jemi të inkurajuar të mbështetur fuqishëm edhe nga platforma e Samitit të Berlinit.

“Ju e dini se për autoritetet kosovare dera e Kryeministrit të Shqipërisë mbetet gjithmonë e hapur”, me këto fjalë mbyll letrën e tij Rama, letër që është shoqëruar me një ftesë drejtuar Isa Mustafës për të vizituar Tiranën.

Top Channel