Limaj: Seanca konstituive u shty për çështje pazaresh

08/12/2014 00:00

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e ka kritikuar me tone të ashpra seancën e mbajtur të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Sipas së përditshmes kosovare, “Zëri”, Limaj ka vlerësuar se në këtë seancë kanë zënë vend vetëm interesat personale të një grupi njerëzish dhe asgjë që të ketë lidhje me të ardhmen e vendit.

“Ajo që mund të them është përse u vonua kaq shumë mbledhja e Kuvendit. E gjitha kjo është bërë për pazare individuale. Zgjedhja e Veselit është vetëm një akomodim që PDK i ka bërë këtij personi. Shteti i Kosovës është kapur dhe ne do të punojmë që kjo qeveri të mos zgjasë”, ka thënë Limaj.

Top Channel