Kosovë, arrestohet i dyshuari për terrorizëm

06/12/2014 00:00

Policia e Kosovës ka arritur të lokalizojë e më pas të arrestojë këtë të shtunë në Fushë Kosovë një të dyshuar për terrorizëm, i cili ishte person në kërkim.

Sipas policisë, i dyshuari është me etni shqiptare dhe akuzohet për përfshirje në organizatë terroriste.

Autoritetet lokale njoftojnë se, me urdhër të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 2 telefona celularë dhe një letërnjoftim i Kosovës, që dyshohet të jetë i falsifikuar.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit personi në fjalë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në paraburgim.

Top Channel