Thaçi takon Vuçiç: Të vazhdojmë dialogun

04/12/2014 00:00

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Nju Jork me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, me të cilin ka biseduar për një seri çështjesh me interes të përbashkët.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

“Sapo përfundova në selinë e OKB-së një takim me kryeministrin e Serbisë, zotin Vuçiç, me të cilin diskutuam për vazhdimin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura për paqe dhe stabilitet në rajon. Kosova mbetet fuqishëm e dedikuar në projektin e integrimit në BE dhe dialogut me fqinjët”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më herët, burime pranë delegacionit kosovar në Nju Jork mohuan zërat se Thaçi kishte darkuar me Vuçiç ose Daçiç në një restorant njujorkez.

Top Channel