Qindra klandestinë kosovarë të ndaluar në Hungari

02/12/2014 00:00

Mbi 900 persona, një pjesë e të cilëve shtetas të Kosovës, janë ndaluar në ditët e fundit nga policia në Hungari, në kuadër të një operacioni kundër emigracionit ilegal.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, klandestinët kishin kaluar kufirin serbo-hungarez, me qëllim arritjen më pas në vendet perëndimore.

Sipas burimeve, shumica e tyre janë gra dhe fëmijë nga Kosova dhe vendet aziatike, të mbledhur në lokalitetin Ksongrad.

Në javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i shtetasve kosovarë që synojnë të arrijnë vendet e Bashkimit Evropian duke kaluar fillimisht Serbinë e më pas Hungarinë.

Top Channel