Karriget e dialogut sërish në tokë, Rama ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri… Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë shpejt e të vërë para ligjit autorët e porositësit e atentatit ndaj gazetarit Artur Çani.
“Atentati i organizuar ndaj gazetarit Artur Çani është një dëshmi e realitetit që jetojmë sot ku bandat mafioze në vend po fitojnë çdo ditë e më shumë pushtet. Me Edi Ramën, bandat mafioze në vend kanë arritur deri aty sa të tentojnë ekzekutimin e një gazetari që guxon të flasë, të denoncojë, të tregojë të vërteta tronditëse”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebijaj.
Sipas PD-së, gazetari në fjalë ka denoncuar afera skandaloze të qeverisë duke “prishur humorin e një qeverie që është në bashkëjetësë të plotë me krimin”.
Top Channel