“Kam dëgjuar ca molotovarë dhe karnavalë që thonë se…”, Rama u drejtohet protestuesve: Cili është djalli që po tenton të hyjë mes nesh? Opozita vazhdoi edhe këtë të martë të denoncojë drejtuesit lokalë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.
Duke iu referuar rastit te drejtorit ne Tropoje i cili sipas PD-se kishe rreth 17 milion leke pa paguar, sekretari i pergjithshem i kesaj partie arben ristani tha se ai eshte edhe person i denuar.
“Kemi rastin e drejtorit të OSHEE-së së Tropojës. 16 milionë e 900 mijë lekë drita të papaguara. Me Edi Ramën kryeministër, vajza të mitura gjenden sot në burg se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë. Me Edi Ramën kryeministër, hajdutët e pacipë të energjisë, abuzuesit e pashembullt, janë administratorë të energjisë. Drejtori i Edi Ramës në Tropojë, ka edhe një të kaluar problematike. Kemi këtu vendimin e Gjykatës se ky person është dënuar për armëmbajtje pa leje, dhe largim nga vendi i qëndrimit. Shqipëria është në protestë, sepse nuk mund të durojë eksperimentet kriminale të Edi Ramës. E ka kthyer vendin në laborator të dhunimit të qytetarëve të ndershëm dhe gradimit të hajdutëve dhe personave të dënuar. Ky është realiteti i përditshëm. Qytetarët do të ngrihen cdo ditë.Kjo e keqe do të ndalet”, tha Ristani.
Top Channel