Në qytetin e Durrësit janë zhvilluar ceremonite tradicionale me rastin e
70-vjetorit të Çlirimit të vendit. Veterane të luftës, deputetë dhe
autoritete vendore kane vendosur kurora me lule prane Mazoleumit të
Deshmoreve të këtij qyteti.

Ndërkohë në qytetin e Elbasanit jane bere homazhe dhe jane vene kurora ne Varrezat e Deshmorëve nga kryetari i Bashkise, deputete te Partisë Socialiste dhe LSI-së, si dhe veterane e qytetare, te cilet e konsiderojne feste 29-nentorin.

Ceremonite me rastin e 70-vjetorit te Çlirimit vijojne me nje koncert ne ambinetet e teatrit “Skampa” dhe nje ekspozite, e cila eshte çelur me rastin e 70-vjetorit te Çlirimit.

Pas festimeve te nje dite me pare, Vlora eshte zgjuar serish ne feste. Kurora me lule jane vendosur ne nder te  atyre qe dhane jetën për liri prane Varrezave te Deshmoreve nga qytetare dhe veterane te luftes. Homazhe jane bere dhe nga  drejtues  te pushtetit vendor ne qyetin bregdetar.

Dita e Çlirimit është përkujtuar në qytetin e Korçës.Ne qytetin juglindor, axhenda e 29 Nëntorit ka nisur me mbledhjen solemne të zhvilluar në ambjentet e teatrit “Andon Zako Cajupi”, ku qytetarë dhe familjarë të dëshmorëve të luftës kanë ndjekur aktivitetin dhe më tej janë ngjitur në Varrezat e Dëshmorëve, ku si çdo vit janë kryer nderime. Më pas të pranishmit kanë zhvilluar vizita në familjet e dëshmorëve.

Edhe ne qytetin e Kukesit eshte festuar Dita e Çlirimit, ku veterane,familjare te tyre, drejtues vendore kane vendosur kurora me lule prane varrezeva te te reneve, me rastin e 70-vjetorit te Çlirimit te vendit.

Top Channel