Nishani dekoron Jonathan Moore. Dekorimi goditje për Arvizun?

28/11/2014 00:00

28 Nëntori edhe këtë vit kremtohet nga presidenti i Republikës me një
ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku kryetari i shtetit shfrytëzon të
drejten e dhënies së dekoratave një sërë personaliteteve.

Lista e emrave qe Top Channel disponon, kryesohet nga Isa Boletini. Patrioti i madh i kohes se pavaresise do te nderohet nga kryetari i shtetit me titullin me te larte, ate te Flamurit Kombetar. Por ajo qe bie ne sy ne listen prej 14 emrash qe marrin dekorate nga presidenti, eshte emri i dyte ne listen e presidentit.

Jonathan Moore, ish-zyrtari i DASH, aktualisht ambasador i OSBE-së ne Bosnje, qe mesohet se ka mberritur ne Tirane privatisht, pa axhende zyrtare. Jonathan Moore, per rreth nje vit drejtor per Europen Juglindore ne DASH, i njohur per deklaratat paksa kontroversive dhe afersine me Partine Demokratike dhe ish kreun e saj, do te nderohet nga Bujar Nishani me dekoraten “Gjergj Kastriot Skenderbeu”.  

Mbetet per t’u pare motivacioni me te cilin Jonathan Moore dekorohet nga presidenti. Gjate kater viteve te fundit, postin e Moore e kane mbajtur me radhe edhe Jonathan Countryman dhe Philiph Ricker, personazhe qe kane patur me shume impakt ne marredheniet zyrtare SHBA-Shqiperi.

Nderkohe qe dekorimi i Moore duket edhe si nje goditje ndaj ambasadorit ne largim Aleksander Arvizu, duke injoruar rolin e tij katervjecar ne Shqiperi dhe duke vleresuar pozicionin disamujor te Moore.
Nese i referohemi rasteve te meparshme te dhenies si ketij titulli nga presidenca, si ai ne rastin e Teatrit Kombetar, shqiptareve te Amerikes apo personaliteteve te tjera, ata jane vleresuar pergjithësisht per kontributin ne promovimin dhe ruajtjen e identitetit kombetar, apo ne raste te tjera per kontribut te veçante ne ndihmesen qe i kane dhene Shqiperise ne procese te caktuara.  

Jonathan Moore eshte i vetmi ne listen e Nishanit qe marrin titullin “Gjergj Kastriot Skenderbeu”, ndersa me poshte renditen nje sere emrash te tjere qe iu akordohet “Nderi i Kombit”. Pas kater emrave kryesisht me kontribute ne fushen e letrave dhe gjuhes shqipe, ky titull nga Bujar Nishani do t’i jepet edhe Ymer Dishnices, Hysni Lepenices ,Safet Butkes, Medar Shtylles , Abaz Kupit dhe Mustafa Gjinishit.

Bie ne sy se te pese emrat jane komuniste, balliste dhe legaliste, por jane injoruar me pare nga regjimi komunist i Enver Hoxhes, edhe pse kane qene personazhe dhe protagonist gjate periudhes se pushtimit dhe Luftes Nacional Çlirimtare. Ndersa Mujo Ulqinaku dhe Qemal Stafa renditen te fundit ne kete liste dhe titulli i akorduar per ta do jete  “Dekorata e Arte e Shqiponjës”.

Ne emrat e tjere qe marrin titullin :
Lista e personaliteteve për dekorim në ceremoninë e dekorimit – Dt. 28 Nëntor, ora 18.30, Pallati i Brigadave

Titulli i “Flamurit Kombëtar”
1. Isa Boletini

Titulli “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”
2. Jonathan Moore

Titulli “Nderi i Kombit

3. Matteo Mandala
4. Mark Krasniqi
5. Idriz Ajeti
6. Ali Aliu
7. Ymer Dishnica
8. Hysni Lepenica
9. Safet Butka
10. Medar Shtylla
11. Abaz Kupi
12. Mustafa Gjinishi

“Dekorata e Arte e Shqiponjës”
13. Mujo Ulqinaku
14. Qemal Stafa

Top Channel