Të programosh në kompjuter është një mundësi e mirë për të përdorur teknologjitë e reja. Por edhe për karrierën në të ardhmen. Kjo sepse shkencat kompjuterike gjenden kudo, sa kohë që edhe kompjuterat na rrethojnë në cdo aktivitet të përditshëm.

Ky është thelbi i nismës code.org., që vjen si nevojë për të futur njohuritë e programimit në orët e informatikës për nxënësit e sistemit universitar.

Hadi, krijues i code.org tregonse programimi është një aftësi tepër e fuqishme për të mësuar.

Kjo nismë globale u themelua në 2013 në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Hardi Partovi, President i DropBox dhe mbështetet fuqimisht nga Barak Obama, president i SHBA-ve dhe Bill Gates, krijuesi i Microsoft.

“Isha 13 vjec kur kam bere veprimin e pare ne nje kompjuter. Kam shkruar nje program per TIC TAC TOE”, eshte shprehur Gates.

Ndërsa Mark Zukerberg krijues i Facebook, ne daljet e tij publike nuk e ka fshehur asnjehere entuziazmin se si programi i shpikur prej tij nga dhoma e kolegjit pushtoi botën.

“Vetëm të mendoni se ju mund të filloni dicka në dhomën tuaj në kolegj, dhe mund të keni një grup të njerëzve të cilët kanë ndërtuar një kompani të madhe për të bërë dicka që 1 miliardë njerëz e përdorin si pjesë të jetës ssë tyre të përditshme. Kjo është një cmenduri kur e mendoj tani”.

Gabe, krijuesi i një prej programeve më të përdoruara në Amerikë, Valve i cilëson kështu programuesit kompjuterik: Programuesit e së nesërmes janë magjistarët e së ardhmes. Do të duket sikur ju keni aftësi magjike në krahasim me gjithë të tjerët.

1 milion nga vendet më të mira të punës në Amerikë ngelen të pazëna për shkak se vetëm 1 në 10 shkolla mësojnë nxënësit se si të kodojnë. Nëse ju doni të bëheni një mjek apo një rokstar kërkoni një orë programimi në shkollën tuaj ose mësoni online në adresën code.org.

Top Channel