Nis fushata kundër dhunës ndaj grave

24/11/2014 00:00

Duke promovuar fushatën kundër dhunës ndaj grave, ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj foli për rritjen e shkallës së denoncimit të grave.

Ministri Veliaj ftoi që në këtë fushatë të përfshihen edhe djemtë e burrat, pasi të mbrosh gratë është sipas tij burrëria e vertetë.

“Mirë që po përgjigjen institucionet, por shumë keq që denoncimi mbetet i ulët. Kjo fushatë ka dy qëllime: së pari emancipimi që ky fenomen të mos ndodhë dhe së dyti që kur ndodh të ketë raportime. Sepse rritja e raportimeve dhe masave disiplinore për ata që janë të dhunshëm do të çojë në një reduktim afatgjatë të dhunës”, tha Veliaj.

Këtë deklaratë Veliaj e bëri në Fakultetin e Shkencave Sociale, në një eveniment ku merrnin pjesë edhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile.

Top Channel