Muzeu i Artit në Bernë pranon veprat e grumbulluara nga nazistët

24/11/2014 00:00

Muzeu i Artit i Bernës në Zvicër u shpreh i gatshëm të bëjë pjesë të koleksionit të tij veprat strehuara nga Cornelius Gurlitt.

Gurlitt, djali i këshilltarit të artit të Adolf Hitlerit strehonte për vite me radhë në një apartament në Berlin kryevepra botërore të grumbulluara gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Mes tyre ka punime që mendohej se nuk ekzistonin më të autorëve si Picasso dhe Monet.

Megjithatë, një zëdhënës i muzeut sqaroi se nuk do të marrë asnjë vepër arti të grabitur nga nazistët, por vetëm veprat që kanë dokumentacionin e nevojshëm që vërtetojnë se nuk janë pjesë e grabitjeve të luftës.

Tre punime të Max Liebermann, Henri Matisse dhe Carl Spitzëeg do të merren menjëherë nga muzeu i Bernës, ndërsa rreth 500 punime të tjera do të vazhdojnë të qendrojnë në Berlin deri në momentin e identifikimit të zotëruesve ligjorë ose të pasaardhësve të tyre.

Top Channel