
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mbledhjen e sotme të Kryesisë me
Kryetarët e Degëve, vlerësoi se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë të
rënda për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
“Dy kompani politike kanë ndërtuar konsorciumin oligarkik për përfitime në kurriz të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, si dhe për vazhdimësinë e kapjes së shtetit.Po ashtu, do të synojë fshehjen e krimit, të keqpërdorimeve të mëhershme, të tashme, dhe keqpërdorimeve të ardhshme që planifikojnë”, shkruhet ne nje komunikate per shtyp te AAK.
Nga ana tjetër në koalicionin PDK-LDK vijon puna për hartimin e programit qeverisës dhe ndarjes së posteve. Pas takimit të së dielës, sot Hashim Thaçi po zhvillon një mbledhje në partinë e tij për të disktuar zhvillimet e fundit.
Top Channel