“Exclusive”, shqipja e Çamërisë

23/11/2014 00:00

70 vjet pas masakrave mbi popullsinë çame, “Exclusive” sjell realitetin aktual të kësaj krahine. A ka ende gjurmë të shqipes
në Çamërinë e vjetër dhe a ka ende çamë, që jetojnë në këto zona?

Masakrat ndaj popullsisë çame janë ndër më tragjiket në historinë e kombit shqiptar. Mijëra të vrarë, të masakruar pragjeve të shtëpive apo rrugës, për të shpëtuar nga barbaria ekstreme. Jetë të humbura pa asnjë faj, që edhe sot klithin të vërtetat e asaj toke. Por, çfarë ndodh sot, 70 vjet pas masakrave të fundit mbi popullsinë çame? Çfarë ndodh në ato toka që dikur flisnin shqip? A ka ende gjurmë të asaj kohe, apo gjithçka është shuar?

“Historia sigurisht nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e retorikave nacionaliste, sepse ajo vetë refuzon përmes fakteve rryma të tilla. Ajo synon të sjellë thjesht të vërtetat, sepse vetëm përmes tyre mund të ndërtohen marrëdhënie të forta dhe të sinqerta. Ky është qëllimi ynë, që historia të shërbejë si urë bashkëpunimi dhe jo ndarjeje”.

Destinacioni ynë, sigurisht për atë pjesë të grupit ende të pashpallur “non grata” nga autoritetet e vendit fqinj, në Greqi, është qyteti i Pargës, një ndër më të bukurit e krahinës së Çamërisë dhe ndër më të frekuentuarit nga turistët në Greqinë e sotme.

***

“Historia është aty, e ajo duhet të shërbejë si urë lidhëse, jo ndarjeje, pasi gjurmët e saj nuk mund as të fshihen e as të mbulohen nga askush”.

Top Channel