Ndërprerja e vjedhjes së energjisë, Ahmetaj: Funksionim i ri i sistemit energjitik

22/11/2014 00:00

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj ju bashkua aksionit në terren kundër vjedhjes së energjisë elektrike. 

Ahmetaj tha se beteja me ata që vjedhin energjinë nuk është një fushatë e përkohshme, por mënyra e re e administrimit të sistemit energjetik ,

“Ajo që po ndodh me sistemin elektro-energjetik është një reformë e thellë, e cila do t’i kthjë qytetarëve paratë dhe mundin e humbur në vite dhe do ta kthejë sistemin elektro-energjetik dhe kompanitë në gjeneratorë të zhvillimit ekonomik. Vendosmëria e qeverisë nuk është thjesht retorikë, nuk është momentale por do të jetë e përditshme në ditët, në muajt dhe në vitet që vazhdojnë”, tha Ahmetaj.

“Nuk është një punë e cila fillon sot dhe mbaron nesër, por është një punë që do të mbarojë vetëm në momentin ku do të stabilizohet gjithë marrëdhënia e abonentëve me operatorin e Shpërndarjes”, tha Arben Seferi, administrator i OSHEE-së.

Humbjet konsiderohen si shkaku kryesor i krizës së thellë financiare të sektorit energjetik. Megjithë transfertat e përvitshme nga buxheti, aktualisht sektori ka një deficit të pafinancuar prej 700 milionë dollarë. Vec aksionit ndaj vjedhjeve, qeveria ka larmëruar edhe një paketë urgjente investimesh 150 milionë dollarë, të marra borxh nga Banka Botërore.

Top Channel