“Mbill pemën tënde”

22/11/2014 00:00

Nismës vullnetare “Mbill pemën tënde” i janë bashkëngjitur edhe disa qytetarë turq të cilët jetojnë në Shqipëri.

Ata kanë përzgjedhur Qytetin Studenti dhe pikërisht sheshin “Demokracia” për mbjelljen e 102 rrënjëve ullinj.

Pjesëtarë të kësaj nisme janë shprehur të hapur për të bashkëpunuar me këdo që kërkon të mbjellë pemë dhe për të ndihmuar në gjelbërimin e sipërfaqeve të vendit.

Top Channel