Përfundon regjistrimi i bujqësisë në Kosovë

21/11/2014 00:00

Në 34 komuna të Kosovës, ka përfunduar procesi i regjistrimit të
bujqësisë, ku janë regjistruar tokat e punuara, të papunuara dhe
bagëtitë.

Isa Kastrati, kryetar i Agjencisë së Statistikave të Kosovës njoftoi se procesi ka shkuar sipas planifikimit, përjashtim mospjesmarrjen e 4 komunave veriore, nga të cilat nuk ka pasur përgjigje zyrtare për arsyen e mospjesmarrjes.

Kastrati tha se pas mbledhjes së të dhënave, do të vazhdohet me faza tjera, ndërsa në shtator të këtij viti do të dalin me rezultate përfundimtare.

Nga 1-15 dhjetor do të zhvillohet edhe një anketë, në mënyrë që të ketë një pasqyrë më të sakt të të dhënave të mbledhura.

Regjistrimi i buqjqësisë në Kosovës për herë të fundit është bërë në vitin 1960.

Këto statistika do të shfrytëzohen nga Ministria e Bujqësisë, politikat komunale, organizatat, hulumtimet shkencore e individ dhe kanë rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik në vend.

Top Channel