
Rreshjet e forta të shiut kanë dëmtuar prodhimet bujqësore të vjeshtës, si perimet, grurin si dhe produktet e nevojshme për bagëtitë.
Kjo ka sjell një dëm ekonomik tek banorët në zonën Laçit dhe të Lezhës, ku u dëmtua një sipërfaqe prej 1600 ha tokë.
Presidenti i Këshillit të Agrobizneset Shqiptar, Enver Ferizaj informon për Wake Up, se pjesa më e madhe këtyre produkteve ishin të destinuara për konsum dhe një pjesë më e vogël për shitje.
Një tjetër problematikë paraqitet edhe rikuperimi i tokës deri sa ajo të bëhet sërish e përshtatshme për t’u mbjellë dhe kjo kërkon pak kohë.
Krahas permbytjeve që janë fatale për prodhimet bujqësore, reshjet e vazhdueshme te shiut bejne qe bimet te kalbezohen nga lageshtira, ku me e prekur ëhstë kultura e grurit.
Top Channel