Rritja e tarifave të shkollimit, studentë edhe pedagogë në protestë

20/11/2014 00:00

Dhjetëra studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale kanë bojkotuar
mësimin, pasi kërkojnë ulje të tarifave të studimit, rritjen e
investimeve në universitete dhe rikthimin e disa profesorëve në punë.

Ministria e Arsimit ka rritur tarifat e studimit per vitet e para me 20 deri ne 30 për qind në krahasim me një vit më parë.

Komisioni per Arsimin e Larte ka kerkuar rritje te tarifave ne menyre qe te universitetet dhe fakultetet te investojne me shume ne permirësimin e kushteve studimore dhe si rrjedhojë edhe ne cilesin e universiteteve.

Por disa profesorë, te cilet kane mbeshtetur kete proteste, deklarojne se eshte abuzuar me fondet.

“Ka pedagogë që kanë bërë punë të jashtme dhe nuk janë paguar me muaj të tërë. Ku shkojnë paratë? Ka fonde të përcaktuara për një destinacion për libra, për aktivitete, të cilat zhduken. Ku shkojnë këto para? Kush i merr?” thotë profesor Aleksandër Kocani.

Profesori i shkarkuar Hysamedin Ferraj tha se kjo levizje eshte vetem per te mbrojtur te drejtat e studenteve. Studentet u shprehen se protesta e tyre do te vijojë.

Top Channel